Hapësire reklamuese

Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, shërbimet e Policisë me urgjencë drejt vendngjarjes (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, shërbimet e
Pamje nga vendi i ngjarjes ne Shkoder

Të shtëna me armë zjarri raportohen në këto momente në kryeqendrën e veriut. Ngjarja sapo ka ndodhur dhe shërbimet e Policisë së Shkodrës dhe ato të emergjencave, janë nisur drejt vendit ku është shtënë me armë.

Sipas burimeve paraprake nga kryeqendra e veriut, tA shtënat me armë janë regjistruar në zonën e njohur si ish-Fabrika e Miellit, por fatmirësisht deri tani nuk raportohet për persona të lënduar apo për viktima.

Dyshimet janë se është qëlluar me armë zjarri në ajër për shkak të ndonjë konflikti të çastit apo për motive banale.

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, shërbimet e
Pamje nga vendi i ngjarjes ne Shkoder

Megjithatë, shërbimet e Policisë së Shkodrës kanë shkuar me shpejtësi në vendngjarje dhe kanë krijuar një perimetër sigurie, për të zbardhur rrethanat e të shtënave dhe për ndalimin e personit apo personave që kanë qëlluar me armë.

Dy ditë më parë, kryepolici Dashamir Spaho është prezantuar si drejtori i ri i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, duke marrë detyrën pas largimit të Gentian Berberit. Ai është prezantuar nga vetë zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese