Kreshnik Morinaj, djali i biznesmenit të njohur të EUROSIG, Kadri Morinaj, i ka dhënë fund beqarisë në një ceremoni madhështore që është organizuar këtë fundjavë në Pallatin e Kongreseve në Tiranë dhe ka marrë vëmendjen e të gjithëve.
Një dasmë që mund të cilësohet si dasma më e madhe e vitit, me 850 të ftuar nga gjithë bota që kanë ardhur në kryeqytet për ngjarjen më të rëndësishme të familjes Morinaj, martesën e djalit të madh Kreshnikut, përcjell newsbomb.al.
Redaksia jonë ka mundur të mësojë se dasma pavarësisht pompozitetit dhe modernitetit në dukje, në fakt nuk ka lënë mënjanë traditën. 850 të ftuarit e familjes nga Shqipëria, Kosova, rajoni, Europa, Amerika dhe Azia, kanë shijuar edhe rapsodët dhe tupanat e Kukësit.
View this post on Instagram
Pallati i Kongreseve, konkretisht salla e panaireve që kemi parë e raportuar shpesh për panairin e librit apo panairet e punës, është shndërruar në një kopsht gjigand lulesh.
Dasma ka nisur ditën e hënë në oborrin e familjes me këngë e valle, ndërsa të enjten krushqit janë nisur për te nusja. Të dielën, sipas traditës, Kreshniku ka marrë nusen dhe në mbrëmje, ai dhe Sindi, bashkë me qindra të ftuarit e familjes Morinaj, kanë festuar në Pallatin e Kongreseve.
Newsbomb.al mëson se familja Morinaj ia ka besuar dekorin dhe organizimin agjencisë së moderatores së njohur Alketa Vejsiu, duke e shndërruar sallën e madhe në ambientin e vetëm që mund të akomodonte 850 të ftuar dhe rreth 350 persona staf.
View this post on Instagram
Familjarë, miq dhe partnerë të biznesmenit Kadri Morinaj kanë ardhur nga gjithë bota për ta nderuar në këtë natë të veçantë, ku djali i tij i madh Kreshniku kurorëzoi dashurinë në martesë me partneren Sindi.
Nga pamjet që kanë dalë në media, bie në sy se të ftuar kanë personazhe të njohur të politikës, medias, artit dhe biznesit, të cilët e kanë bërë edhe më të veçantë këtë mbrëmje të shënuar për familjen Morinaj, përcjell newsbomb.al.
View this post on Instagram
Atmosfera ka qenë magjike dhe salla e madhe është dekoruar në mënyrë të tillë që tavolinat me të ftuarit të qëndrojnë në formë ovale dhe sheshi të mbetej i lirë për të ndarë me çiftin momente hareje dhe gëzimi.
Edhe vetë organizatorja Alketa Vejsiu, e cilësuar këtë dasmë si më të madhen që ka organizuar ndonjëherë në 15 vite, duke treguar se një staf i madh prej 350 personash është angazhuar ekskluzivisht për ceremoninë madhështore që akomodonte 850 të ftuar.
View this post on Instagram
Familja Morinaj ka zgjedhur disa nga këngëtarët më në zë të muzikës së lehtë shqiptare, të cilët kanë kënduar live në mes të sallës së madhe, ndërsa të ftuarit vallëzonin përreth tyre dhe paratë hidheshin lumë.
Gjithashtu, ceremonia është shoqëruar në momente të caktuara të saj edhe nga trupa me violinë dhe instrumente të tjera muzikore, për të krijuar një atmosferë sa më relaksuese dhe harmonike, gjatë momenteve kur këngëtarët bënin pauzë.
Sinan Hoxha, Fatmira Breçani, Bujar Qamili, Gezim Nika dhe Alberie Hadërgjonaj, Meda dhe Olen Cezari kanë qenë disa nga këngëtarët më në zë të muzikës shqiptare, që kanë kënduar për të ftuarit. Gjithashtu, newsbomb.al mëson se i ftuar ka qenë një këngëtar grek dhe një turk.
Kadri Morinaj është një ndër biznesmenët më të njohur shqiptar, i lindur në Kukës dhe i angazhuar në sipërmarrje që në muajt e parë të rënies së regjimit komunist.
Dy dekada më parë, ai ka themeluar shoqërinë “Eurosig Sh.a.”, tërësisht me kapital vendas. Gjatë vitit 2015, Kadri Morinaj zgjeroi investimet edhe në Kosovë, duke zënë vendin e parë në tregun e sigurimeve për të katërtin vit radhazi. Sipërmarrja e tij numëron mbi 3000 punonjës në të gjithë rajonin dhe në maj të vitit 2016, ai belu 100% të aksioneve të kompanisë shtetërore të sigurimeve INSIG, shoqëria e parë e sigurimeve në Shqipëri, duke ofruar vlerën më të lartë për këtë privatizim të rëndësishëm, 16 milionë euro, ose 2,2 miliardë lekë.
© Newsbomb.al
