Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dyshohet se kreu dhunë seksuale ndaj turistes gjermane në Rimini, i riu shqiptar në telashe

Shkruar nga Newsbomb
Dyshohet se kreu dhunë seksuale ndaj turistes gjermane në Rimini, i
Foto ilustruese

Një 21-vjeçar shqiptar që jeton prej vitesh në Itali është vënë nën hetim nga Prokuroria e Riminit për akuzën e dhunës seksuale. Denoncimin e ka bërë një vajzë gjermane 18-vjeçare, e cila ndodhej për pushime në rivierën italiane bashkë me dy shoqe.

Sipas dëshmisë së saj, pas një mbrëmjeje në diskotekë më 5 korrik, grupi kishte shkuar në plazh ku kishin konsumuar shumë alkool. Në një moment, vajza dhe i riu ishin veçuar nga të tjerët. Ajo ka deklaruar se ai e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale kundër vullnetit të saj, duke përfituar nga gjendja e saj e dehur. Të nesërmen, ajo ka bërë kallëzim në polici.

I riu shqiptar i mohon akuzat. Ai ka thënë se mes tyre ka pasur vetëm disa puthje dhe se marrëdhënia ka qenë me pëlqimin e vajzës.

Prokuroria ka kërkuar zhvillimin e një procedurë për marrjen e provave, me qëllim rindërtimin e dinamikës së mbrëmjes. Hetimet pritet të përcaktojnë nëse akuzat e vajzës do të mbështeten nga provat apo versioni i të riut do të konfirmohet.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese