Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksidenti tragjik në Unazën e Madhe, betonierja ishte me shpejtësi skëterrë! Në vendngjarje konstatohen shenja të forta frenimi

Shkruar nga Newsbomb
Aksidenti tragjik në Unazën e Madhe, betonierja ishte me
Foto nga aksidenti

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me aksidentin tragjik që ndodhi pasditen e kësaj të mërkure në Unazën e Madhe të Tiranës, ku një betoniere doli nga rruga dhe përfundoi poshtë mbikalimit, pasi u përplas me një automjet tip “Audi”.

Sipas informacioneve paraprake, betonierja po lëvizte nga Unaza Lindore, në aksin Farkë-TEG, me drejtim rrethrrotullimin pranë qendrës tregtare.

Dyshohet se mjeti i tonazhit të rëndë po lëvizte me shpejtësi të lartë në momentin kur iu afrua rrethrrotullimit, ku duhej të ndalonte për t’u dhënë përparësi automjeteve që qarkullonin brenda tij. Në vendin e ngjarjes janë konstatuar edhe shenja të forta frenimi në asfalt, të cilat pritet të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të aksidentit.

Në të njëjtën kohë, automjeti tip “Audi” kishte hyrë në rrethrrotullim. Sipas të dhënave paraprake, betonieria është përplasur me anën e djathtë të automjetit dhe, si pasojë e goditjes ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku ka përfunduar poshtë mbikalimit, në autostradën që kalon nën të.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën një person, si dhe ka mbetur i plagosur edhe një tjetër, të ndodheshin në betoniere.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese