Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mjeti lundrues pësoi defekt për shkak të motit të keq, shpëtohet familja me tre fëmijë në Jalë (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Mjeti lundrues pësoi defekt për shkak të motit të keq,
Momenti i shpëtimit

Një familje është shpëtuar nga policia në afërsi të plazhit të Jalës mbrëmjen e djeshme, pasi mjeti i tyre lundrues kishte pësuar defekt për shkak të kushteve të këqija atmosferike. 

Policia bën me dije se pas marrjes së njoftimit, u angazhuan shërbimet e Policisë Kufitare, me mjetin e tyre lundrues, të cilët pas kërkimeve në det, bënë të mundur lokalizimin e mjetit lundrues në bordin e të cilit ndodheshin një çift bashkëshortësh dhe 3 fëmijët e tyre. 

Ata u transportuan me mjetin e Policisë Kufitare dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Policia Kufitare ndihmon 5 shtetas (pjesëtarë të një familjeje) që rrezikuan të mbyteshin në det, pasi mjeti i tyre lundrues pësoi defekt gjatë natës, për shkak të motit të keq.

Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:30, Policia u njoftua se disa shtetas në një mjet lundrues në afërsi të plazhit të Jalës, kishin nevojë për ndihmë, pasi mjeti i tyre lundrues kishte pësuar defekt për shkak të kushteve të këqija atmosferike. 

Menjëherë u angazhuan shërbimet e Policisë Kufitare, me mjetin e tyre lundrues, të cilët pas kërkimeve në det, bënë të mundur lokalizimin e mjetit lundrues në bordin e të cilit ndodheshin 5 shtetas (një çift bashkëshortësh dhe 3 fëmijët e tyre). 

5 shtetasit u transportuan me mjetin e Policisë Kufitare, drejt PKK Himarë, në gjendje të mirë shëndetësore. 

Ata falënderuan punonjësit e Policisë që iu shkuan në ndihmë, duke vepruar në një kohë të shpejtë dhe me profesionalizëm.

Policia Kufitare vijon të jetë maksimalisht e angazhuar për garantimin e sigurisë së jetës së pushuesve/vizitorëve dhe apelon për respektimin e rregullave të lundrimit, përdorimin e pajisjeve të sigurisë dhe shmangien e lundrimit në kushte të rrezikshme atmosferike.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese