Pamje dramatike raportohen në këto momente nga rrethrrotullimi i TEG në Unazën e Madhe, si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor, ku dyshohet se ka edhe viktima. Një betoniere është përmbysur në autostradë, ndërsa një mjet tjetër është shkatërruar plotësisht.
Ngjarja e rëndë rrugore ka ndodhur vetëm pak momente më parë dhe të gjitha shërbimet e Policisë së Shtetit dhe urgjenca mjekësore ndodhen në vendngjarje.
Me aq sa mund të kuptohet, betonierja ka çarë rrethimin e rrethrrotullimit dhe ka përfunduar në koristë e autostradës, duke bllokuar plotësisht qarkullimin nga Tirana drejt Elbasanit dhe anasjelltas.
Paraprakisht, raportohet se mund të ketë disa viktima dhe persona të plagosur në gjendje kritike, nisur nga rrethanat dhe pasojat paraprake të aksidentit.
Një autoveturë që ka qenë në rrethrrotullim është shkatërruar dhe shtypur e gjitha dhe ka mbetur në korsi si një grumbull hekuri, ndërsa betonierja ka rënë në krahun e kundërt të autostradës, nga rrethrrotullimi disa metra i lartë.
