Hapësire reklamuese

Aktualitet

Flakët përfshijnë Lazaratin, era e fortë favorizon zjarrin, digjen sipërfaqe me barishte dhe shkurre

Shkruar nga Newsbomb
Flakët përfshijnë Lazaratin, era e fortë favorizon zjarrin,
Foto nga vendngjarja

Një vatër zjarri ka rënë këtë të mërkurë në fshatin Lazarat, në Bashkinë Gjirokastër.

Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe barishte të thata, duke rrezikuar përhapjen drejt banesave.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë konstatuar se zjarri ishte favorizuar nga era e fortë, duke rritur rrezikun e përhapjes drejt zonës së banuar.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse, u bë i mundur izolimi dhe shuarja e flakëve, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme dhe dëmtimin e banesave.

Paraprakisht dyshohet se shkaku i zjarrit mund të ketë qenë bashkimi i telave elektrikë, i shkaktuar nga era e fortë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese