Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme në aksin Tiranë-Elbasan, ku bëhet me dije se njëri prej të plagosurve ka ndërruar jetë në spital.
Policia bën me dije se dy personat që ndodheshin në betonierë dyshohet se janë shtetas egjiptianë. Bëhet fjalë për shtetasit Mohamed Lotf, rreth 30 vjeç, drejtuesi i betonieres dhe Mohamed Ali, rreth 44 vjeç, pasagjeri.
Si pasojë e aksidentit, 30-vjeçari humbi jetën në vendngjarje, ndërsa pasagjeri u transportua në spital në gjendje të rëndë, ku nuk mundi t'u mbijetonte dot plagëve.
Nga përplasja mbeti i plagosur edhe drejtuesi i automjetit "Audi", shtetasi Roland Nuri, 28 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Tiranë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët për aksidentin e ndodhur te rrethrrotullimi i TEG-ut, ju informojmë se janë identifikuar dy personat që udhëtonin në kamionin (pompë betoni) konkretisht shtetasit e huaj:
-M. L., rreth 30 vjeç, drejtuesi i kamionit, i cili humbi jetën në vendngjarje;
-M. A., rreth 44 vjeç, pasagjeri, i cili, pavarësisht ndihmës mjekësore, ka ndërruar jetë në spital.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi R. N., rreth 28 vjeç, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.



