Deputetët pritet të mblidhen ditën e nesërme për të zhvilluar seancën e radhës parlamentare, e cila me shumë ngjasë nuk do të jetë e fundit për këtë sesion parlamentar.
Burime për mediat bëjnë me dije se socialistët kanë marrë porosi që të mos largohen. Ndërsa zbulohet se më 30 korrik, deputetët pritet të ulen në tavolinë në Konferencën e Kryetarëve, ku do të diskutojnë për dy pika: projektligjet për arkivat dhe për të drejtën e autorit.
Referuar rendit të ditës, në seancën e nesërme parlamentare pritet të zhvillohen diskutime për projektrezoluta e projektligje të ndryshme si dhe të zhvillohen 3 “ballafaqime” mes deputetëve të maxhorancës dhe opozitës, të kërkuara nga këta të fundit.
Konkretisht pritet që në seancën e nesërme plenare të mbahet interpelanca me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi, e kërkuar nga deputeti Blendi Himçi.
Po ashtu me ministrin Karakaçi pritet që nesër të zhvillohen dhe dy seanca pyetje-përgjigje të kërkuara nga deputetët Bujar Leskaj dhe Erald Kapri.
Nga ana tjetër, qytetarët kanë paralajmëruar sërish se do të mbajnë protestën e radhës, ditën e nesërme para Kuvendit.
Referuar postimeve të shumta të ndara në rrjet, protesta pritet të nisë rreth orës 08:30 të mëngjesit, afro një orë e gjysmë para se të startojë seanca e radhës parlamentare.
RENDI I DITËS:
