Në seancën e mbajtur sot në Kuvend, e shoqëruar me tensione, u morën edhe disa vendime të rëndësishme. Teksa opozita bllokoi foltoren, mazhoranca miratoi e vetme projektligjet, njëri pas tjetrit.
Një ndër vendimet më të rëndësishme ishte emërimi i kryetarit të Komisionit të Prokurimit Publik, ku Ismail Shehu do të jetë drejtuesi i ri i këtij institucioni të rëndësishëm.
Për emërimin e Shehut në krye të KPP-së, 78 deputetë votuan pro, ndërsa katër deputetë të opozitës votuan kundër.
Po ashtu, Edvin Simo, Donika Daci dhe Nertil Kanina u zgjodhën anëtarë të Komisionit të Prokurimit Publik.
Vendimet:
Projektvendimi “Për emërimin e Kryetarit të Komisionit të Prokurimit Publik” u miratua me 78 vota pro, 0 abstenim dhe 4 kundër. Ismail Shehu u zgjodh Kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik.
Projektvendimi “Për emërimin e një anëtari të Komisionit të Prokurimit Publik” u miratua me 73 vota pro, 8 abstenim dhe 2 kundër. Edvin Simo u zgjodh anëtar i Komisionit të Prokurimit Publik.
Projektvendimi “Për emërimin e një anëtari të Komisionit të Prokurimit Publik” u miratua me 73 vota pro, 5 abstenim dhe 3 kundër. Donika Daci u zgjodh anëtare e Komisionit të Prokurimit Publik.
Projektvendimi “Për emërimin e një anëtari të Komisionit të Prokurimit Publik” u miratua me 73 vota pro, 8 abstenim dhe 3 kundër. Nertil Kanina u zgjodh anëtar i Komisionit të Prokurimit Publik.
