Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksident i rëndë në Mëzez, automjeti del nga rruga dhe përmbyset, drejtuesi dërgohet me urgjencë në spital (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Aksident i rëndë në Mëzez, automjeti del nga rruga dhe
 

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Mëzezit, Kashar, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Ngjarja është regjistruar pranë Casa Italia dhe sipas dëshmitarëve, në automjet ndodhej vetëm drejtuesi i mjetit.

Pas aksidentit, ai është nxjerrë nga makina dhe është transportuar me barelë drejt ambulancës, ndërsa qytetarë të zonës dhe ekipet e ndihmës së shpejtë i kanë dhënë ndihmën e parë. Dyshohet se shoferi ka humbur kontrollin e mjetit, duke dalë nga rruga e më pas duke u përmbysur.

Deri tani nuk ka informacion të qartë mbi gjendjen e tij shëndetësore, ndërsa autoritetet pritet të sqarojnë rrethanat e ngjarjes.

Video Credits: JOQ ALBANIA

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese