Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sherr me sende të forta në shëtitoren e Shëngjinit, raportohet për një person të plagosur

Shkruar nga Newsbomb
Sherr me sende të forta në shëtitoren e Shëngjinit,
Foto ilustruese

Një persona raportohet se ka mbetur i plagosur me sende të forta mbrëmjen e sotme, si pasojë e një sherri të dhunshëm që ka ndodhur në shëtitoren e plazhit. Rrethanat e ngjarjes janë të paqarta dhe po hetohen nga Policia.

Kanë qenë pushuesit dhe kalimtarët e rastit që kanë njoftuar shërbimet e Policisë së Shtetit, për konfliktin që kishte shpërthyer mes dy shtetasve.

Ngjarja ka ndodhur në parkun e lodrave në zonën e shëtitores, buzë bregdetit të Shëngjinit dhe personi që ka mbetur i plagosur nga sendet e forta është me inicialet M.P. Ai ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Edhe autori i dyshuar i plagosjes, shtetasi me iniciale A.Ll është identifikuar dhe ndaluar nga shërbimet e Policisë së Lezhës.

Ai është shoqëruar në komisariat dhe po jep deklarime për konfliktin e dyshuar të çastit që ka degraduar në përdorimin e sendeve të forta. Paraprakisht, dyshohet se ky shtetas ka pasur me vete dhe një armë sportive zhurmuese.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese