Hapësire reklamuese

Politikë

Me filxhanin e kafes para dhe zërin e protestuesve poshtë zyrës, Edi Rama publikon një copëz nga fjalimi: Jam duke shkruar, shihemi nesër (VIDEO E KORIT QË VJEN NGA RRUGA)

Shkruar nga Newsbomb
Me filxhanin e kafes para dhe zërin e protestuesve poshtë zyrës,
Protestuesit nen zyren e tij - Rama ndan copeza nga fjalimi

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në llogarinë e tij një copëz nga momenti i përgatitjes së fjalimit të nesërm, ku do i drejtohet Grupit Parlamentar të PS dhe kabinetit qeveritar, si një reflektim për lëvizjen që tani ka marrë emrin "Revolucioni i Flamingove".

Me filxhanin e kafes para dhe zërin e protestuesve poshtë zyrës, kryeministri thotë se thirrjet e tyre "Rama jepe dorëheqjen" e ekzaltojnë dhe e kanë bërë të reflektojë.

"Nuk e di a dëgjoni, por kjo është kënga me e preferuar. Jam duke shkruar fjalën për nesër, në mbledhjen e Grupit të PS dhe Qeverisë, dhe desha të ndajë me ju këtë moment sepse ky kor "Rama jepe dorëheqjen" më ekzalton.

Shihemi nesër, paradite, nuk e di orën e saktë, mbledhja fillon në 09:30. Por do ishte kënaqësi të ndaja me ju të gjithë reflektimin tim mbi pasqyrën e bulevardit të flamingove, ai që ishte, se ky që ka mbetur është i sorrave", dëgjohet të thotë Edi Rama.

"Ju që mbushët bulevardin dhe rrjetet sociale me protestën tuaj, nuk protestuat kundër Shqipërisë që ne ndërtuam gjatë tre mandateve tona. Dhe këtu po flas posaçërisht, për ata jo të paktë që ishin votues, mbështetës apo edhe anëtarë të Partisë Socialiste; po flas edhe për ata që...", shihet në kompjuterin e zyrës së kryeministrit.

Siç ka dalë dhe më herët në media, Edi Rama do i drejtohet nesër Grupit Parlamentar dhe Kabinetit të tij, ndërsa ka aludime se mund të kemi një riformatim të kabinetit, si reflektim i protestës qytetare që vazhdon prej gati dy javësh.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese