Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Del FOTOJA/ Ky është i riu i dytë nga Kosova që humbi jetën te “Rana e Hedhun”

Shkruar nga Newsbomb
Del FOTOJA/ Ky është i riu i dytë nga Kosova që humbi
Leonit Aliu

Fotoja që shihni më sipër është e të riut Leonit Aliu nga Fushë Kosova, i cili humbi jetën ditën e djeshme në zonën e njohur si “Rana e Hedhun” në Shëngjin.

Aliu së bashku me shokun e tij Jetmir Binaku, u mbytën në dallgët e trazuara të detit në Shëngjin. Tragjedia ndodhi pasditen e djeshme në bregdetin e Shëngjinit, ku dy të rinjtë humbën jetën pasi u morën nga dallgët e fuqishme të detit.

Tre persona të tjerë, Dion Myftari, Arbër Beqaj dhe Drilon Rrustemi, ndodhen të shtruar në Spitalin e Lezhës, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Lajmi për ndarjen nga jeta të Leonit Aliut është bërë i ditur nga familjarët e tij, si dhe nga Klubi i Futbollit Fushë Kosova, pjesë e të cilit ishte edhe i ndjeri.

Ngjarja ka tronditur familjarët, miqtë dhe komunitetin sportiv në Fushë Kosovë. Në këtë tragjedi humbi jetën edhe Jetmir Binaku, duke lënë pas dhimbje të madhe te të afërmit e tyre.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese