Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Disa orë pas sulmit të SHBA në Iran, Ambasada Amerikane në Tiranë ndan mesazhin e rëndësishëm të Trump: Urime luftëtarëve tanë...

Shkruar nga Newsbomb

Disa orë pas sulmit të SHBA në Iran, Ambasada Amerikane në

Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë mesazhin e Presidentit amerikan Donald Trump mbi sulmet e kryera ndaj objekteve bërthamore në Iran.

“Kemi përfunduar me sukses të madh sulmin tonë ndaj tre objekteve bërthamore në Iran, përfshirë Fordow, Natanz dhe Esfahan. Të gjitha avionët tani janë jashtë hapësirës ajrore të Iranit”, ka bërë me dije Presidenti Trump.

“Një ngarkesë e plotë me bomba u hodh mbi objektivin kryesor, Fordow. Të gjithë avionët janë në rrugë të sigurt drejt shtëpisë”.

“Urime luftëtarëve tanë të mëdhenj amerikanë. Nuk ka ushtri tjetër në botë që do të mund ta bënte këtë. Tani është koha për paqe! Faleminderit për vëmendjen ndaj kësaj çështjeje”, ka shtuar ai.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese