Gardhi me tela i cili rrethoi kantierin kupritet të ndërtohet resorti luksoz në Zvërnec është hequr. Rrethimi qe një ndër arsyet që solli përplasjet mes policisë private dhe protestuesve në Zvërnec disa ditë më parë.
Kujtojmë se protestat pritet të hyjnë sot në ditën e pestë, dhe ato u nisën në kundërshtim me një resort luksoz i cili pritet të ndërtohet nga dy investitorë nga Katari, me një vlerë e cila pritet të shkojë deri në 4 miliardë dollarë.
Në Zvërnec nuk ka më as makineri pune, dhe i vetmi element sigurie në zonë është një kabinë pa roje brenda dhe një rretjim i thjeshtë pa gkemba. Kryeministri Edi Rama ka thënë se kompania ndërtuese “Zvërnec south Adriatic Development” është gjobitur për shkak të përdorimit të telave me gjemba si rrethim. Ndërsa janë arrestuar 3 roje të “Major Security” si edhe kësaj kompanie dhe “Myrto Security” u është hequr licenca. Po ashtu është pezulluar edhe drejtori i Komisariatit të Vlorës.
