Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

"Doja t'i fusja një shpullë", Denis Meçe mohon njohjen me Eglin: Ai më shau dhe unë isha i dehur, ra në tokë sa ngrita dorën

Shkruar nga Newsbomb
"Doja t'i fusja një shpullë", Denis Meçe mohon
FotoMontazh/ Autori, Denis Meçe dhe viktima, Egli Proga

Dëshmia e autorit të dyshuar, Denis Meçe për vrasjen e 42 vjeçarit Egli Proga, pasditen e së shtunës në një lokal në Pogradec është bërë publike paraditen e sotme.

Në dëshminë e tij, Denis Meçe ka hedhur poshtë pretendimet e mëparshme të palëve të treta për gjobëvënie, pasi sipas tij sherri ka nisur për shkak të provokimit që i ka bërë viktima.

Meçe vijon më tej duke thënë se ai nuk njihej më parë me Egli Progën dhe ishte hera e parë që e shikonte atë në lokalin ku ai ishte ulur më herët me shokët e tij.

Ai tregon se pasi i kanë mbaruar cigaret, ka hyrë brenda për t’i kërkuar një cigare pronarit të lokalit, por ajo i është vetëofruar nga Proga dhe ky e ka pranuar.

Pas kësaj, Meçe shprehet se teksa ka qenë duke dalë jashtë viktima Proga e ka sharë, dhe kjo ka bërë që ai të kthehet për sqarim duke i kërkuar që të dalë jashtë.

Autori Denis Meçe mohon që ta ketë gjuajtur Progën, pasi sipas tij sapo ai ka ngritur dorën, Proga është rrëzuar në tokë për të mos u ngritur më. Meçe shprehet se është larguar nga vendngjarja për shkak se është frikësuar, ndërsa shton se të dy kanë qenë nën efektin e alkoolit.

Gjatë kohës që ishim ulur ne lokal, vjen ky djali, emrin nuk ja dija. Ai na ka përshëndetur dhe ka hyrë në lokal, në një moment mua më kanë mbaruar cigaret dhe kam hyrë brenda i kam thënë pronarit të lokalit për cigare, por atje ky djali më ka thënë: ja se ta dredh një unë dhe unë për respekt ja mora. Sa kam kthyer kurrizin ky më shau.

Unë i kam thënë po hajde pak jashtë të flasim, ai më shau sërish dhe kemi dalë jashtë. Unë kam dashur t’i fus një shpullë ta qetësoja por, sa i jam afruar kam ngritur dorën ai është rrëzuar në tokë dhe nuk u ngrit më.

Mua nuk më është besuar hiç dhe pasi jam frikësuar nga situata jam larguar. Dua të them se unë kisha gjithë ditën që konsumoja alkool dhe me sa pashë edhe ai ishte i dehur”,- është shprehur në dëshminë e tij Denis Meçe.

Denis Meçe është shprehur i penduar dhe i kërkon falje familjes duke theksuar se nuk kishte qëllim as ta vriste e as t’i shkaktonte dëmtime atij.

Egli Proga u vra pasditen e së shtunës nga Denis Meçe, pas një konflikti të çastit midis tyre. Ngjarja e rëndë, u raportua fillimisht si aksidentale, por më vonë hetimet zbuluan se ai ishte rrahur për vdekje nga Meçe.

Siç raportuam edhe më parë, zanafilla e kësaj ngjarje dyshohet se ka lidhje me gjobëvënien, ku autori Denis Meçe ka nisur konfliktin me të riun pasi ai nuk ka pranuar që t’i japë xhiron ditore që kishte bërë nga biznesi i tij.

42 vjeçari, Egli Proga ka thënë se nuk mundet që të ja japë ato para, pasi të ardhurat i nevojiten për familjen e tij dhe dy fëmijët e mitur.  Refuzimi i pagesës, ka bërë që autori i vrasjes, Meçe ta godasë atë disa herë, por një grusht në anën e majtë të kokës duket se ka rezultuar fatal për jetën e Egli Progës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese