Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

E PAPRECEDENTË/ Gazetari Ardit Hoxha u pengua në Berat nga komisionerët, Ilirjan Celibashi: Më vjen shumë keq! Ja kur do të fillojë numërimi i votave

Shkruar nga Newsbomb
E PAPRECEDENTË/ Gazetari Ardit Hoxha u pengua në Berat nga
Celibashi-Hoxha

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Ceibashi, ka dalë në një deklaratë për mediat ku dhe ka folur lidhur me procesin e votimit në 5 bashkitë e vendit. Celibashi bëri me dije se në këto zgjedhje të pjesshme morën pjesë 18.51 % e qytetarëve, ndërkohë që theksoi se ishte një proces i cili u zhvillua pa incidente.

I pyetur nga gazetarët, ai deklaroi se numërimi i votave do të nisë rreth orës 22:00 dhe shpreson të përfundojë para mesditës së nesërme.

Sa i përket numrit të ulët të qytetarëve të cilët iu drejtuan kutive të votimit këtë të dielë, kreu i KQZ-së theksoi se këto shifra nuk i bëjnë zgjedhjet iligjitime, kjo për shkak se nuk ka një kufi për pjesëmarrjen.

“E kemi diskutuar shpesh këtë çështje. Nëse do të duhej të kishte një kufi të pjesëmarrjes për të konsideruar zgjedhjet të vlefshme, disa vende e kanë, disa jo. Nëse 12% e qytetarëve të Vlorës kanë marrë pjesë, ky është vullneti i tyre. Pjesa tjetër për arsye të tyre nuk kanë marrë pjesë, por kjo nuk i bën zgjedhjet ilegitime,” tha Celibashi, teksa më tej komentoi edhe situatën në Berat me gazetarin e Euronews Albania, Ardit Hoxha, i cili u pengua nga komisionerët në ushtrimin e punës së tyre.

Kreu i KQZ-së u shpreh i keqardhur nga kjo situatë e krijuar duke theksuar se të gjithë punonjësit e medias kanë akses të plotë në proceset që administrohen nga institucionet publike.

 “Jemi vënë menjëherë në dijeni dhe kemi komunikuar për këtë situatë. Nuk ka qenë e nevojshme të ndodhte, pasi anëtarët e këtij komisioni nuk kanë asnjë kufizim për drejtuesit e mediave. Na vjen keq për incidentin, por si institucion kemi përpjekur të dërgojmë mesazhin se media duhet të ketë akses të plotë në proceset që administrohen nga institucionet publike,” shtoi ai.

Kujtojmë se pak para përfundimit të procesit të votimit, gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha, ka qenë pjesë e një incidenti të ndodhur në një nga qendrat e votimit në Beat.

Gazetari është përfshirë në debat me një nga komisionerët në këtë qendër, i cili nuk e ka lejuar atë që të raportonte. Hoxha e ka quajtur të pakuptimtë ndalimin e tij për raportim dhe sipas tij komisionerët janë të pa informuar për ligjin zgjedhor.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese