Hapësire reklamuese

Aktualitet

E rëndë në Tiranë, një person pi helm para dyerve të SPAK

Shkruar nga Newsbomb
E rëndë në Tiranë, një person pi helm para dyerve
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është shënuar në dyert e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku një person ka pirë helm.

Një person ka qenë jashtë dyerve të SPAK, ku ka pirë helm në tentativë për të vrarë veten. 

Personi që ka tentuar t’i jap fund jetës është shtetasi P.T.,  63 vjeç nga Lezha, i cili momentalisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë.

Mësohet se 63-vjeçari e ka ndërmarrë këtë akt ekstrem për shkak të problemeve që ka pasur me mikrokredi. Disa herë ai kishte bërë kallëzim në SPAK, por që nuk kishte marrë zgjidhje.

“Më datë 02.07.2024, në rrugën "Panorama", përballë godinës së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, shtetasi P. T., 63 vjeç, dyshohet se ka konsumuar fostoksinë dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia për ngjarjen.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese