Hapësire reklamuese

Aktualitet

E shoqëruar nga avokatja, ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Shkruar nga Newsbomb
E shoqëruar nga avokatja, ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda
Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, e shoqëruar nga avokatja e saj, këtë të martë është paraqitur në ambientet e SPAK.

Mësohet se arsyeja e paraqitjes së Karçanajt, është masa “detyrim paraqitje” e vendosur nga GJKKO, në lidhje me skandalin e abuzimeve me tenderat e AKSHI-t.

Kujtojmë se ish-drejtoresha e AKSHI-t ishte në arrest shtëpie, por pak javë më parë Gjykata e Lartë i lehtësoi masën e sigurisë, duke e lënë në detyrim paraqitje.

Sipas hetimeve të SPAK, më 16 dhjetor 2025 u lëshuan tetë masa sigurie ndaj Karçanajt dhe disa zyrtarëve të tjerë të AKSHI-t, të cilët akuzohen për shkelje dhe abuzime me procedurat e tenderave publikë.

Ndërkohë, Karçanaj dha dorëheqjen nga drejtimi i AKSHI-t në një moment kritik për institucionin, ndërsa hetimet për korrupsion dhe shpërdorim fondesh kanë përfshirë edhe emra të njohur të biznesit, si Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri.

Një hetim i gjerë i Prokurorisë së Posaçme, i zhvilluar në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit, zbuloi një skemë të dyshuar kriminale të manipulimit të tenderave publikë të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, përmes presionit, dhunës dhe heqjes së paligjshme të lirisë.

Sipas SPAK, hetimi çoi në caktimin e masave të sigurisë për tetë persona, me vendim të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Mes personave ndaj të cilëve u vendosën masa janë edhe Mirlinda Karçanaj, drejtuese e AKSH-it dhe zëvendësdrejtoresha Hava Delibashi.

Në qendër të hetimit janë edhe Ergys Agasi dhe biznesmeni Ermal Beqiri, të cilët akuzohen për disa vepra të rënda penale, përfshirë konkurrencën e paligjshme përmes dhunës, shkeljen e barazisë në tendera, heqjen e paligjshme të lirisë, pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal dhe pastrimin e produkteve të veprës penale. Për ta është vendosur masa e “arrestit me burg”, por ajo nuk është ekzekutuar, pasi të dy nuk janë arrestuar gjatë operacionit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese