Kuvend
Sot në orën 10:00 do të zhvillohet seanca e radhës në Kuvend, ndërsa pritet të bëhen 6 interpelanca të kërkuara nga opozita.
Referuar rendit të ditës, mësohet se opozita, përfshirë këtu demokratë dhe deputetë të partive të tjera, kanë kërkuar të zhvillojnë interpelancë me kryeministrin Edi Rama dhe 3 ministrat socialistë, mes tyre: Enea Karakaçi, Besfort Lamallari dhe Ferit Hoxha.
Po ashtu pritet të miratohen në seancën e sotme parlamentare dy projektligjet: Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Polonisë, për sigurimet shoqërore si dhe për nënproduktet me origjinë shtazore.
Sondazh
Poll
