Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Del FOTO, ky është i riu nga Drenasi i Kosovës që u mbyt dje te “Rana e Hedhun”, familja reagon zemërthyer: U prehsh në paqe Jetmiri ynë

Shkruar nga Newsbomb
Del FOTO, ky është i riu nga Drenasi i Kosovës që u mbyt dje
Vikitma Jetmir Binaku

Jetmir Binaku, është njëri prej dy të rinjve që u mbyt ditën e djeshme në Shëngjin, te “Rana e Hedhun”, konfirmon newsbomb.al. 

Si mund ta shikoni dhe në foton e siguruar nga newsbomb.al, ky është i riu Jetmir Binaku (që ditën e djeshme u identifikua si Jetmir Çopa) i cili bashkë me shokun e tij u mbytën në dallgët e trazuara të detit të Shëngjinit.

Lajmi i trishtë është konfirmuar nga reagimet e shumta të bëra në rrjet nga familjarët e Jetmirit për humbjen e djalit të tyre.

“Lamtumirë, kush jonë Jetmir. Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet dhe zemrat tona. U prehsh në paqe. Ngushëllime familjes!” shkruan një i afërm i vikitmës.

Jetmiri ishte banor i Drenasit të Kosovës dhe kjo u mësua nga reagimi i Komunës në fjalë e cila ka shprehur ngushëllime për humbjen e të riut.

Del FOTO, ky është i riu nga Drenasi i Kosovës që u mbyt dje
Viktima Jetmir Binaku

Me rastin e ngjarjes tragjike të ndodhur sot në Shëngjin, ku humbën jetën dy të rinj nga Kosova, njëri prej tyre nga fshati Gllobar i Drenasit, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Binaku, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit.

Kjo humbje e rëndë dhe e parakohshme ka prekur jo vetëm familjen, por edhe gjithë komunën e Drenasit. Në këto momente dhimbjeje, kryetari Lladrovci ndan pikëllimin me familjen Binaku dhe lutet që ata të gjejnë forcë për ta përballuar këtë tragjedi.

Në emër të Komunës së Drenasit dhe qytetarëve të saj, kryetari Lladrovci shpreh solidaritetin dhe mbështetjen për familjen e të ndjerit në këto çaste të vështira.

I përjetshëm qoftë kujtimi për të ndjerin. Për familjen, miqtë dhe të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi, ngushëllimet më të thella”shkruhet në reagimin e bërë nga Komuna e Drenasit.

Tragjedia ndodhi pasditen e djeshme në bregdetin e Shëngjinit ku dy të rinj humbën jetën pasi u morën përpara nga dallgët e detit.

3 persona e tjerë,  shtetasit Dion Myftari, Arbër Beqaj dhe Drilon Rrustemi ndodhen të shtruar në spitalin e Lezhës, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja e rëndë është konfirmuar dhe nga blutë e Lezhës të cilët raportojnë se 5 shtetas nga Kosova janë mbytur në det, ku fatkeqësisht 2 prej tyre kanë gjetur vdekjen.

"Sipas informacionit paraprak nga Urgjenca e Spitalit Rajonal Lezhë, 2 prej shtetasve kanë humbur jetën, ndërsa 3 shtetasit e tjerë po marrin ndihmë mjekësore" raportoi Policia.

Sakaq bëhet me dije se në vendngjarje, e njohur ndryshe si “Rana e Hedhun” nuk ka pasur kulla vrojtimi, çka ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme të të rinjve dyshohet shqiptarë të Kosovës, pasi nuk ka pasur një roje bregdetare për t’i shpëtuar.

Po ashtu raportohet se në zonën e Ranës së Hedhun nuk ka pasur as flamuj të kuq në det të cilët përdoren si sinjalizues që pushuesit të mos futen në det, në ditët kur situata duket e rrezikshme, si në ditën e sotme kur deti thuhet se ka qenë më trazira.

2 të rinjtë shënojnë viktimat e para për këtë sezon veror në bregdetin e Shëngjinit.

Newbsomb.al i shpreh ngushëllime familjeve për humbjen tragjike të djemve të tyre. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese