Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vranësira, reshje shiu por temperatura të larta, njihuni me parashikimin e motit për sot

Shkruar nga Newsbomb
Vranësira, reshje shiu por temperatura të larta, njihuni me
mot me shi

Ditën e sotme ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura prej orëve të para të 24-orëshit deri në orët e mesditës.

Pas orëve të mesditës mot me alternime kthjellimesh e vranësirash ndërsa pas orëve të pasdites mot kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare.

Reshjet e shiut parashikohen të jenë prezente prej orëve të para të 24-orëshit deri në mëngjes me intensitet të ulët deri mesatar kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike, ndërsa pjesa tjetër e territorit me intensitet të ulët.

Gjatë ditës reshjet parashikohen me intensitet të ulët hera-herës shtrëngata afatshkurtra përgjatë relieveve malore. Pas orëve të pasdites pritet ndërprerje graduale e reshjeve të shiut në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim juglindje - jugperëndim me shpejtësi mesatare 6m/s. 

Deti - Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-4 ballë.

Vranësira, reshje shiu por temperatura të larta, njihuni me
 
Vranësira, reshje shiu por temperatura të larta, njihuni me
 


 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese