Është shtyrë sërish seanca gjyqësore që pritej të mbahej sot në ngarkim të nënës së Kryemadhit, Ema Çokut dhe Pirro Xhixhos.
Shkak i shtyrjes të seancës së sotme është bërë mungesa e mbrojtjes së Ema Çokut, për të cilën Gjykata tha se gjyqi nuk mund të zhvillohej. Avokatët e Çokut mëoshet se kishin kërkuar shtyrjen e kësaj seance me argumentimin e nuk mund të ishin të pranishëm në gjyqin e sotëm, kërkesë për të cilën prokurori i SPAK ka theksuar se është e pajustifikuar.
Ndërsa raportohet se të pranishëm në sallën e gjyqt kanë qenë Ema Çoku, Pirro Xhixho bashkë me mbrojtjen e tij dhe avokatja e Fatime Kryemadhit, Esmerlada Rama.
Në përmbyllje të fjalës, Gjykata vendosi shtyerjen e seancës gjyqësore për personat e sipërpërmendur, duke bërë me dije se gjykimi i radhës do të bëhet më 14 shtator në orën 13:00.
Kujtojë se kjo është e disata herë që seanca gjyqësore ndaj Kryemadhit, Çokut dhe Xhixhos shtyhet për shkak të mungesës së mbrojtjes ose së të pandehurve.
Diskutimet në sallë:
Prokurori i SPAK, Sotir Kllapi: Duke qenë se e pandehura Çoku është pa mbrojtës, si fillim konstatojmë se kërkesa e avokatëve të saj është e pajustifikuar.
Gjykata: Kjo e pandehur nuk është bërë asnjëherë pengesë për procesin.
Avokati Klodian Skënderaj: Ne jemi të mendimit që seanca duhet të vijojë dhe të caktohet një seancë tjetër.
Ema Çoku: Nuk kam asgjë për të thënë.
Gjykata: Në kushtet kur, për seancën e sotme, e pandehura Ema Coku është pa mbrojtje, marrë parasysh që muaji gusht është muaj pushimi për gjyqtarët, si datë seance do të caktohet data 14 shtator, ora 13:00.
Kujtojmë se Gjykata e Posaçme vendosi më 18 mars që të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të Ilir Metës, ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi, nënës së kësaj të fundit Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixhos dhe Ema Çokut.
Ilir Meta ndodhet në paraburgim që prej tetorit 2024. Ish-presidenti po hetohet për tri çështje: aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI-së në SHBA dhe hetimin pasuror.
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.
