Hapësire reklamuese

Aktualitet

Flasin dy nga zyrtarët e ndaluar nga Policia në Qafë Thanë: Absurde! Kur këta erdhën në Maqedoni për të protestuar, nuk i shpallëm “non-grata” (REAGIMET)

Shkruar nga Newsbomb
Flasin dy nga zyrtarët e ndaluar nga Policia në Qafë Thanë:
Momenti i ndalimit, foto e marrë nga Zhurnal.Mk

Pak orë pas përhapjes së lajmit se 3 zyrtarë të Maqedonisë së Veriut janë ndaluar nga Policia në pikë kufitare Qafë Thanë, dy prej të ndaluarve kanë reaguar në lidhje me ngjarjen.

Në prononcime të dhëna për mediat vendase, 2 të ndaluarit Adnan Azizi dhe Bekim Qoku e kanë cilësuar situatën absurde dhe të pakuptimtë, ndërsa shprehen se akoma nuk e dinë se arsyen e ndalesës.  

Azizi u shpreh se kjo është edhe goditje për shqiptarët dhe jo vetëm për ata si individë, ndërsa shtoi së më parë edhe nga ana e Shqipërisë ka pasur zyrtarë që kanë përkrahur protesta në Maqedoni, por asnjë prej tyre nuk u denoncua apo u shpall “non-grata”.

I revoltuar nga ngjarja, Azizi ka shtuar më tej se as në kohën e Millosheviqit nuk është ndaluar dikush që është nisur për t’iu bashkuar një proteste.

Në të njëjtën linjë ka qëndruar dhe Bekim Qoku i cili është shprehur se ndalesa ishte e pakuptimtë.

Qoku tha se ky veprim u ka shkaktuar atyre zemëratë e indinjatë se pse ka ndodhur, ndërsa e quajti atë si maltretim (përdorimi i dhunës, keqtrajtimit ose presionit psikologjik për të lënduar, frikësuar ose nënshtruar dikë) ndaj zyrtarëve të lartë shtetërorë.

Për ndalesën e papritur të zyrtarëve të Maqedonisë së Veriut ka reaguar dhe koalicioni VLEN, i cili ka kërkuar reagimin e menjëhershëm të autoriteteve shqiptare.

Siç raportuam dhe pasditen e djeshme, 3 zyrtarët  Bekim Qoku, Adnan Azizi dhe Hasim Murtezanin u ndaluan në pikën kufitarë të Qafë Thanës. Ndërsa dyshimet janë se ata janë ndaluar që të pengohen për t’iu bashkuar protestës, pritet të dalin detaje të reja në vijm.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese