Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gëzim Myshketa: “Sempre Avanti”! Çdo mbrëmje fillon nga zero!

Shkruar nga Newsbomb
Gëzim Myshketa: “Sempre Avanti”! Çdo mbrëmje fillon
 

Nga Jonida Hitoveizi

Gëzim Myshketa është një nga zërat shqiptarë që ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në skenat më të rëndësishme të operës ndërkombëtare. Nga studimet në një prej qendrave simbol të operës italiane, te debutimet në teatro prestigjioze dhe angazhimi për të krijuar ura të reja për artistët e rinj përmes DOA, rrugëtimi i tij është një histori pune, përkushtimi dhe dashurie për artin.

Në këtë intervistë, Gëzim Myshketa flet për sfidat e një karriere ndërkombëtare, sakrificat që nuk shihen nga publiku, pjekurinë artistike, rolet që e kanë sfiduar më shumë, por edhe për njeriun përtej skenës. Një rrëfim për suksesin pa zhurmë, për përulësinë që mëson skena dhe për besimin se, pavarësisht vështirësive, rruga vazhdon gjithmonë. sepse siç pohon vet ai nëse jeta e tij do të ishte një opera, do të titullohej “Sempre Avanti”, për të vijuar pas çdo rrëzimi

Gëzim, keni interpretuar në disa nga teatrot më prestigjioze të botës. Kur shihni pas, cili ka qenë momenti kur e kuptuat apo ndjetë se tashmë ishit pjesë dhe kishit hyrë në elitën e operës ndërkombëtare? Kishte një moment të tillë?

Nuk besoj se ka ekzistuar një moment i vetëm. Ka qenë një proces. Ndoshta e kuptova kur emrat e teatrove pushuan së më impresionuari dhe filluan të më japin përgjegjësi. Kur e gjeta veten duke punuar me dirigjentët, regjisorët dhe kolegët që deri atëherë i kisha admiruar nga larg, kuptova se nuk isha më një i ftuar, por pjesë e atij sistemi. Megjithatë, edhe sot vazhdoj ta ndiej veten një student. Në këtë profesion, sapo mendon se ke mbërritur, ke filluar të ecësh prapa.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e 59-të Revistës Newsbomb.al, i cili ka dalë në treg që prej ditës së djeshme, datë 20 Korrik dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes, në të gjithë Shqipërinë. Ju mund të abonoheni dhe online, për të lexuar të gjithë revistën, ose artikujt që ju doni!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese