Gjykata e Posaçme ka marrë një vendim “të papritur” në lidhje me ish-ministrin e Shëndetësisë njëherazi dhe ish-drejtorit të SASPAC, Ilir Beqaj, duke vendosur që të rrëzojë kërkesën e Prokurorisë për kalimin për gjykim për të cilën akuzohet ish-kreu i agjensisë e disa të tjerë. Ndërsa bëhet me dije se GJKKO ka argumentuar se është e nevojshme të plotësohen hetimet e munguara, për të cilat i ka lënë 3 muaj afat SPAK-ut.
Pas seancave paraprake të bërë gjatë një viti në lidhje me çështjen e “SASPAC”, GJKKO vendosi që të rrëzonte kërkesën për përballjen e Beqajt me drejtësinë.
Siç kemi raportuar dhe më parë, personat që mbahen në burg në lidhje me këtë çështje janë ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe Ermal Kurtulaj.
Po ashte, bëhet me dije se prokurorja e dosjes në fjalë, Elida Kaçkini ka afat kohor deri më 30 tetor të plotësojë hetimet e munguara.
Kujtojmë se Beqaj u arrestua në datë 4 korrik të vitit 2024 me urdhër të SPAK, lidhur me shpërdorimin e fondeve të BE-së, përmes agjencisë SASPAC, të cilën ish-ministri i Shëndetësisë e drejtonte, edhe pse më parë ndaj tij, SPAK kishte nisur hetimet lidhur me koncesionet në shëndetësi.
Pas një viti seancash paraprake, GJKKO rrëzoi kërkesën e SPAK për ish-ministrin e Shëndetësisë, duke kërkuar që të vijojnë hetimet ndaj Beqajt, i cili ndodhet në paraburgim.
