Hapësire reklamuese

Aktualitet

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë nuk mund të arrestohet pa lejen e “Kushtetueses”, parashikimi i draftit të ri

Shkruar nga Newsbomb
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë nuk mund të
Banka e Shqiperise

Projektligji i ri për Bankën e Shqipërisë parashikon një mbrojtje të posaçme proceduriale për Guvernatorin dhe zëvendës guvernatorët e Bankës së Shqipërisë, duke përcaktuar kështu se ata nuk mund të arrestohen apo t’u kufizohet liria në rast se nuk ka një auotrizim paraprak nga Gjykata Kushtetuese.

Sipas këtij drafti, po ashtu pa autorizimin e Gjykatës Kushtetuese, Guvenatori apo zëvëndësit e tij nuk mund t’i nënshtrohen kontrollit personal apo të banesës. Por ka edhe raste përjashtimore, ku më konkretisht janë rastet kur ata kapen në flagrancë ose janë në ndjekje të menjëhershme pas kryerjes së një krimi.

Kushtetuesja duhet të shqyrtojë kërkesën dhe të marrë një vendim brenda dy javëve nga data e paraqitjes së saj, dhe në rast se brenda këtij afati nuk jepet një vendim, kërkesa për autorizim do të konsiderohet e refuzuar.

Më konkretisht ky ndryshim parashikohet në nenin 72 ku thuhet: “1. Guvernatori dhe Zëvendësguvernatorët nuk mund të arrestohen ose të privohen nga liria në ndonjë formë, as t'i nënshtrohen kontrollit personal apo të banesës, pa autorizimin e Gjykatës Kushtetuese, përveç rasteve kur kapen në flagrancë ose ndërsa janë në ndjekje menjëherë pas kryerjes së një krimi.

2. Me përjashtim të rastit të specifikuar në pikën 1 të këtij neni, prokurori i çështjes duhet të kërkojë menjëherë autorizimin e Gjykatës Kushtetuese përpara se të kryejë arrestimin, kontrollin personal ose të banesës së Guvernatorit dhe Zëvendësguvernatorëve. Gjykata Kushtetuese merr vendim për autorizimin brenda dy javëve nga data kur i paraqitet çështja. Në rast se Gjykata Kushtetuese nuk vendos brenda këtij afati kohor, kërkesa për autorizim konsiderohet e refuzuar.”

Kjo dispozitë është pjesë e projektligjit të ri për Bankën e Shqipërisë, i cili parashikon ndryshime në mënyrën e funksionimit të institucionit dhe në statusin ligjor të drejtuesve të tij.

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese