Foto ilustruese
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak momente më parë në lagjen nr. 4 të qytetit të Sarandës, ku një person ka mbetur i plagosur.
Bëhet me dije se i plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Sarandës për të marrë ndihmën mjekësore.
Po ashtu u mësua se në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ndërsa ende nuk dihen shkaqet e të shtënave, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga Policia e cila pritet që të japë një reagim zyrtar.
Gjithashtu deri në këto momente nuk dihen shkaqet e konfliktit, identiteti i të plagosurit apo autorët e dyshuar.
Sondazh
Poll
