Hapësire reklamuese

Aktualitet

SPAK kërkoi rrëzimin e kërkesave të tij, reagon Beqaj: Të drejtat e të pandehurit nuk varen nga vullneti i prokurorit

Shkruar nga Newsbomb
SPAK kërkoi rrëzimin e kërkesave të tij, reagon Beqaj:
Ilir Beqaj

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka reaguar pasi SPAK gjatë seancës në GJKKO, kërkoi rrëzimin e 23 kërkesave të paraqitura nga ai për procesin gjyqësor të dosjes “Sterilizimi”.

Beqaj deklaron se SPAK nuk ka rrëzuar asnjë prej 22 kërkesave të paraqitura prej tij, ndërsa pretendoi se gjatë procesit hetimor janë evidentuar shkelje të rregullave procedurale.

SPAK konfirmoi shkelje të rregullave procedurale gjatë hetimeve. Të drejtat e të pandehurit nuk varen nga vullneti i prokurorit. Reforma solli pavarësi, por në praktikë edhe anarki procedurale”, tha Beqaj.

Kujtojmë që gjatë seancës në ditën e sotme, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar rrëzimin e 23 kërkesave të paraqitura nga ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Raportohet se gjatë seancës së sotme, prokurori Edvin Kondili u shpreh se kërkesat e ish-ministrit, përmes së cilave ai kundërshton akuzat dhe veprimet proceduriale të organit hetues, janë të pabazuara në ligj dhe për këtë arsye duhet të rrëzohen.

SPAK ka arsyetuar se në shumicën e rasteve, pretendimet e Beqajt kanë marrë përgjigje gjatë fazës së hetimeve, respektivisht në seancën paraprake dhe në vendimin e gjykatës që pranoi kërkesën e kalimit të çështjes për gjykim. Lidhur me kërkesën për pavlefshmërinë e aktit të njoftimit të akuzës, SPAK argumentoi se ajo nuk mbështetet në ligj. “Veprimet janë aprovuar nga gjyqtari paraprak me vendimin për pranimin e kërkesës për gjykim”, u shpreh prokurori.

Ndërsa sa i përket pretendimit të Beqajt, se akuza për vjedhje nuk aprovohet prokuroria është shprehur se nuk paraqet kërkesa konkrete por ngre pyetje të cilat sipas saj janë sqaruar dhe do të trajtohen në konkluzionet përfundimtare të palëve. SPAK kundërshtoi gjithashtu kërkesën për përjashtimin e të dhënave elektronike të sekuestruara nga një kompjuter, duke argumentuar se ato janë siguruar përmes veprimeve procedurale në përputhje me ligjin.

Sa i përket kërkesës për pavlefshmërinë e akuzës për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” prokuroria ka vllerësuar se akuza është e bazuar në ligj dhe se burimet e provës, faktet dhe vlera e dëmit të pretenduar ndaj shtetit janë trajtuar në vendimin e gjyqtarit të seancës paraprake. SPAK kundërshtoi edhe pretendimin e Beqajt për mungesën e kontratës origjinale të prokurimit. Sipas prokurorisë, kontrata origjinale nuk është gjetur në Ministrinë e Shëndetësisë, çka përbën shkelje administrative, por është administruar një kopje e njësuar në Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese