Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Horror në azilin e të moshuarve në Tiranë, 78-vjeçari qëllon me bastun për vdekje shokun e dhomës

Shkruar nga Newsbomb
Horror në azilin e të moshuarve në Tiranë, 78-vjeçari
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur së fundmi në kryeqytet ku një i moshuar ka humbur jetën tragjikisht pasi u qëllua për vdekje nga shoku i tij i dhomës në azilin privat në Tiranë.

Sipas njoftimit të bluve mësohet se 78-vjeçari me ininciale Z.Sh, rreth orëve të para të mëngjesit të kësaj të enjte ka goditur disa herë me bastunin e tij shokun e tij të dhomës.

Si pasojë e plagëve të marra fatkeqësisht 82-vjeçari me ininciale V.V gjeti vdekjen e menjëhershme. Ndërkohë, deri më tani dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një debati për motive të dobëta që dy të moshuarit kanë pasur me njëri-tjetrin.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, arrestuan në flagrancë shtetasin Z. Sh., 78 vjeç, banues në një azil privat për të moshuarit, për veprën penale "Vrasja me dashje", parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.

Ky shtetas dyshohet se, sot më datë 08.08.2024, rreth orëve të para të mëngjesit, për motive të dobëta, ka goditur disa herë me anë të një bastuni (shkop hekuri), shokun e tij të dhomës, shtetasin V. V., 82 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën”, njofton Policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese