Hapësire reklamuese

Aktualitet

I dënuar në Itali me 13 vite burg për prostitucion, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë! Pritet ekstradimi (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
I dënuar në Itali me 13 vite burg për prostitucion, arrestohet
Foto nga arrestimi

Një 48-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, është arrestuar në Tiranë me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë Bekim Nikolli, 48 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap në zonën e Institutit Bujqësor.

Nikolli ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Napolit e ka dënuar në nëntor të vitit 2021 me 13 vjet burg për veprat penale "Shfrytëzimi i prostitucionit" dhe "Skllavërimi/Nënshtrimi", të parashikuara nga legjislacioni penal italian.

Nga informacionet e autoriteteve italiane rezulton se 48-vjeçari, në bashkëpunim me persona të tjerë, shfrytëzonte për prostitucion gra që ishin futur në mënyrë të paligjshme në Itali.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar "FAST", i zhvilluar nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale.

Kapet në Tiranë dhe arrestohet, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një shtetas i dënuar me 13 vjet burgim për shfrytëzim prostitucioni dhe skllavërim/nënshtrim.

Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet FAST Albania dhe FAST Itali, shërbimet operacionale të Sektorit për Kërkimin, "FAST Albania", në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, bënë të mundur lokalizimin, në zonën e Institutit Bujqësor, në Tiranë, dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit B. N, 48 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Napolit, Itali, në nëntor të vitit 2021, e ka dënuar me 13 vjet burgim për veprat penale "Shfrytëzimi i prostitucionit" dhe "Skllavërimi/Nënshtrimi", të parashikuara nga legjislacioni penal italian.

Nga informacionet e autoriteteve italiane rezulton se ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, shfrytëzonte për prostitucion shtetase të futura në mënyrë të paligjshme në Itali.

Gjithashtu, ai dyshohet se ushtronte dhunë ndaj tyre, me qëllim maksimizimin e fitimeve nga shfrytëzimi për prostitucion dhe mbajtjen e tyre nën kontroll.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese