Hapësire reklamuese

Aktualitet

I kushtoi jetën arsimimit të brezave, shuhet mësuesi dhe intelektuali lushnjar Llazar Veliu

Shkruar nga Newsbomb
I kushtoi jetën arsimimit të brezave, shuhet mësuesi dhe
Llazar Veliu

Një lajm i trishtë ka ardhur nga Lushnja, ku familjarë, kolegë, ish-nxënës dhe miq kanë mësuar me dhimbje ndarjen nga jeta të Llazar Veliut, mësuesit të fizikës dhe drejtuesit të përkushtuar që për shumë vite dha kontributin e tij të çmuar në fushën e arsimit.

Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur familjarët, të cilët me dhimbje të thellë njoftojnë largimin nga kjo jetë të njeriut të tyre të dashur.

“Me dhimbje dhe hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të njeriut tonë më të dashur, Llazar Veliu”, thuhet në njoftimin e familjes, e cila bën me dije ceremonia e varrimit do të mbahet të dielën, më 19 korrik 2026, në orën 10:00, në Varrezat e Vjetra të qytetit të Lushnjës.

Gjatë viteve të tij në arsim, ai u përkushtua me profesionalizëm, korrektësi dhe dashuri për dijen, duke ndihmuar në formimin e brezave të të rinjve. Si mësues fizike dhe drejtues, ai la pas një trashëgimi të vyer, të ndërtuar mbi punën, përkushtimin dhe respektin e fituar nga kolegët, nxënësit dhe bashkëpunëtorët.

Edhe Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar Lushnjë ka shprehur ngushëllimet e saj për këtë humbje të madhe, duke vlerësuar kontributin e Llazar Veliut në sistemin arsimor dhe gjurmën që ai la në jetën e shumë nxënësve dhe kolegëve.

“Me punën, përvojën dhe përkushtimin e tij në edukimin e brezave, ai la një gjurmë të vyer në arsimin e qarkut dhe në kujtesën e të gjithë atyre që patën fatin ta njohin dhe të bashkëpunojnë me të”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese