Vendngjarja e aksidentit
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në unazën e qytetit të Fierit, ku një automjet tip BMW ka humbur kontrollin dhe është përplasur me dy automjete të parkuara në anë të rrugës.
Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i mjetit ka mbetur i lënduar.
Ai është transportuar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, si dhe për normalizimin e qarkullimit në zonë.
Sondazh
Poll
