Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përplasen dy makina në aksin Pogradec-Korçë, mbeten të lënduar një nga drejtuesit e mjeteve dhe një fëmijë që udhëtonte me të

Shkruar nga Newsbomb
Përplasen dy makina në aksin Pogradec-Korçë, mbeten
Aksidenti

Një aksident rrugor me dy të lënduar është regjistruar këtë të shtunë në aksin Pogradec-Korçë, në zonën e Qafë-Plloçës, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar drejtuesi i njërit prej mjeteve dhe një fëmijë që udhëtonte me të.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në Spitalin e Pogradecit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Sipas informacioneve paraprake, ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese