Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kuvendi Kombëtar i Protestës nis me përplasje, qytetarët akuza: Nuk njohim askënd nga marshimi! Organizatori: Nuk ma ka ndier kur kam pasur 300 veta përballë, jo më juve

Shkruar nga Newsbomb
Kuvendi Kombëtar i Protestës nis me përplasje, qytetarët
Kuvendi Kombetar

Këtë të shtunë po mbahet për herë të parë Kuvendi Kombëtar i Protestës, ku që në fillim nuk kanë munguar përplasjet mes organizatorëve dhe qytetarëve.

Mësohet se disa nga personat e pranishëm në sallën ku po zhvillohet Kuvendi kanë kundërshtuar mënyrën se si është organizuar kjo mbledhje.

Një qytetar u shpreh se mosha mesatare e pjesëmarrësve është e lartë dhe se nuk sheh asnjë përfaqësues nga marshimet e protestës.

"Mosha mesatare këtu është mbi 45 vjeç. Këtu nuk shoh asnjë nga marshimi. Nuk jemi lajmëruar," tha një nga të pranishmit.

Po ashtu, një tjetër pjesëmarrës u ankua se disa persona po kërkonin fjalën, por nuk po u jepej mundësia të flisnin.

"Kemi një rend dite dhe nuk do të lejojmë të na prishni mbledhjen," u përgjigjën organizatorët pas incidentit.

Ndërkohë, moderatorja e aktivitetit deklaroi se Kuvendi është i hapur për të gjithë qytetarët.

"Ky kuvend është i hapur për të gjithë qytetarët. Do të kemi një takim të hapur," tha ajo.

Gjithashtu, sipas raportimeve, ka pasur përplasje edhe mes vetë organizatorëve të Kuvendit, pasi njëri prej tyre nuk është lejuar të marrë fjalën. Bëhet fjalë për Klajdi Bellon i cili iu drejtua organizatorëve të tjerë me fjalë:

“Nuk ma ka ndier kur kam pasur 300 veta përballë, jo më juve. Prandaj mos na sfidoni, mos na merrni neve sikur jemi të butë”.

Video Credits: Top Channel

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese