Është caktuar 1 muaj burg për26-vjeçarin shqiptar Erdon Hasanramaj i cili, të enjten që lamë pas, i mori jetën aksidentalisht babait të tij.
Gjykata e Pejës njofton se pas kërkesës së Prokurorisë dhe hetimeve të kryera, të caktohet një muaj burg për të riun, i cili akuzon për për veprat penale “Vrasje nga pakujdesia” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
“Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm-Divizioni Penal, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale Vrasje nga pakujdesia nga neni 175 i KPRK-së, si dhe veprës penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 i KPRK-së.
Gjyqtarja e procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë-Divizioni Penal të datës 24.07.2026, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit E.H., ashtu që të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj” shkruhet në njoftimin e bërë nga Gjykata e Pejës.
Sakaq, newsbomb.al mëson se familjarë, miq e të afërm i kanë dhënë lamtumirën e fundit Shpend Hasanramajt mesditën e së shtunës.
Njoftimi i Gjykatës:
Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit E.H., për shkak të veprës penale Vrasje nga pakujdesia nga neni 175 i KPRK-së, si dhe veprës penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 i KPRK-së.
Pejë, 25.07.2026- Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm-Divizioni Penal, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale Vrasje nga pakujdesia nga neni 175 i KPRK-së, si dhe veprës penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 i KPRK-së.
Gjyqtarja e procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë-Divizioni Penal të datës 24.07.2026, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit E.H., ashtu që të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj.
Masa e paraburgimit është caktuar konform nenit 184 par.1, nënpar.1.1 dhe pika 1.2, pika 1.2.1 të KPPRK-së.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Pejë.
