Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“I vrava të dy”, Altin Kuka pasi ekzekutoi dy fqinjët shkoi te bashkëshortja dhe i tregoi për krimin

Shkruar nga Newsbomb
“I vrava të dy”, Altin Kuka pasi ekzekutoi dy fqinjët
Altin Kuka dhe pamje nga vendi ku ndodhi ngjarja

Detaje tronditëse dalin në dritë nga ngjarja e shënuar ditën e sotme në Roskovec, ku Altin Kuka vrau me armë zjarri Gramos dhe Lavdimir Kurtaj, xhaxha dhe nip.

Pas ngjarjes së rëndë Kuka ka lënë armën në vendin e ngjarjes dhe ka shkuar tek bashkëshortja, e cila ka qenë duke shitur fruta-perime.

Ai i ka treguar se kishte vrarë dy fqinjët dhe se do shkonte të dorëzohej në polici.

“Unë i vrava të dy, po shkoj të dorëzohem në polici”, mësohet se i ka thënë bashkëhsortes pas ngjarjes tronditëse.

Xhaxha e nip u ekzekutuan me armë zjarri pak pas mesditës së sotme, 10 shtator 2024, në fshatin Kurjan të Roskovecit.

Gramoz Kurtaj dhe Ladimir Kurtaj, mësohet se kanë debatuar me 49-vjeçarin, Altin Kuka e “molllë e sherrit” mes tyre mësohet të jetë bërë djali i autorit i cili është përplasur më herët me viktimat.

Pas debatit ka qenë Kukaj i cili ka ardhur në ndihmë të së birit dhe debati mes tij dhe dy anëtarëve të fisit Kurtaj ka degraduar deri në përdorimin e armës së zjarrit.

49-vjeçari ka marrë automatikun dhe ka qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të xhaxhait dhe nipit, Gramoz dhe Ladimir Kurtajt të cilët si pasojë e plagëve të marrë humbën jetën në spital.

Menjëherë pas krimit Kuka u vetëdorëzuza në Polici. Teksa forcat e policisë dhe FNSH “zbarkuan” në fshatin Kurtaj, 49-vjeçari raportohet se ka shkuar vetë në Komisariatin e Policisë, së bashku me armën ku dhe ka pranuar krimin e dyfishtë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese