Roksana Janullatos, mbesa e Kryepeshkopit Anastas Janullatos ka mbajtur fjalën e saj në ceremoninë mortore të xhaxhait te saj.
Roskana ka shpërthyer në lot teksa kujtonte dhe njëherë dashurinë e pashterueshme të Anastas Janullatos për popullin shqiptar, vendit të cilit i shërbeu për 30 vite me radhë.
Teksa iu drejtua të gjithë të pranishmëve me fjalët “Vëllezërit e mi”, Roskana Janullatos kërkon që shembulli i xhaxhait të saj dhe virtytet e tij, të jenë një simbol frymëzimi dhe mirësie për të gjithë.
“Lejomëni mua t’iu drejtohem “vëllezër të Shqiprërisë”. Vëllezërit e mi, në emër të famijes sonë do të doja t’iu falenderoja për dashurinë që keni treguar për xhaxhin tonë gjatë këtyre viteve.
Për ne ai është xhaxhi ynë që gjithmonë na ka mbështur nga afër nëpërmjft fjalës dhe nga larg, dhe ishte shpesh larg nesh, përmes lutjes së tij.
Ju e di sesa shumë e deshi popullin, me të cilin jetoi për më shumë se 30 vite,popullin e Shqipërisë që u bë atdheu i tij i dytë.
Vëllezërit e mi, ne të krishtëerët ortodoksë e dimë se perëndia është dashuri, dhe ai që qëndron në dashuri qëndron në perëndi dhe perëndia qëndron në të.
Kjo ishte jeta e Asnastasit, dashuri, ofrim, drejtësi, vërtetësi, përulësi, përpjekje, guxim, shpresë.
Le të përpiqemi vëllëzërit e mi të ndekim shembullin e tij që pati dashuri për perëndinë e dashurisë dhe të sjellim ndërmend se dashuria nuk bën dallime ndërmjet rrraceve, kombeve dhe shteteve.
Krishti ju ngjalltë vëllezërit e mi.”

