Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Kërcet” thika mes fqinjëve pranë shkollës “Demokracia” në Korçë, plagoset RËNDË në qafë njëri prej tyre (EMRAT-DETAJET e para)

Shkruar nga Newsbomb
“Kërcet” thika  mes fqinjëve pranë shkollës
Foto nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një lagje periferike të qytetit të Korçës, më konkretisht pranë shkollës “Demokracia”, ku dy fqinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Pas përplasjes, mësohet se ka mbetur i plagosur rëndë me thikë dy herë në zonën e qafës Rigels Janaqi 42 vjeç, dhe është dërguar për trajtim mjekësor në në reaminacionin e spitalit të Korçës, fillimisht. Por mësohet se i plagosuri është nisur me urgjencë drejt Tiranës, dhe është në rrezik për jetën. 

Autori i dyshuar i plagosjes është identifikuar si Gëzim Ramka 54 vjeç dhe është shoqëruar për në komisariat. Paraprakisht dyshohet se të dy personat kanë probleme të shëndetit mendor.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rastit. Sipas raportimeve mësohet se të përfshirët kanë pasur një konflikt të mëparshëm, dhe janë fqinj me njëri tjetrin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese