Hapësire reklamuese

Aktualitet

KLP shtyn hapjen e procedurave për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm: Na duhet më shumë kohë (DATA)

Shkruar nga Newsbomb
KLP shtyn hapjen e procedurave për zgjedhjen e Prokurorit të
Foto arkive nga nje prej mbledhjeve te KLP

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shtyrë vendimmarrjen për hapjen e procedurave sa i përket zgjedhjes së Prokurorit të ri të Përgjithshëm. Anëtarët e KLP kanë rënë dakord në mbledhjen që çështja të diskutohet të enjten e 2 korrikut në orën 14:00, ndryshe nga sa ishte planifikuar që të ndodhte sot.

Arsyeja përse hapja e procedurave është shtyrë mësohet se është fakti që anëtarët kanë kërkuar kohë për të analizuar procedurat që do të ndiqen për publikimin e thirrjes dhe zhvillmin e garës dhe marrjen e aplikimeve.

Sipas Kushtetutës Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me tre të pestat e anëtarëve të Kuvendit, mes tre kandidatëve të propozuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, për një mandat 7-vjeçar dhe pa të drejtë riemërimi.

Kujtojmë se mandati i kryeprokuroit të tanishëm  Olsian Çela përfundon në dhjetor 2026.  Çela, u zgjodh Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, nga Kuvendi më dhjetor të vitit 2019, me një mandat 7-vjeçar, më parë ai shërbeu në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese