Hapësire reklamuese

Aktualitet

Nuk u ul në karrigen e kryebashkiakut në 2019-ën, Valdrin Pjetri EMËROHET Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave

Shkruar nga Newsbomb
Nuk u ul në karrigen e kryebashkiakut në 2019-ën, Valdrin Pjetri
Valdrin Pjetri

Valdrin Pjetri është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave (ATP). Pas shkarkimit të  Benard Palajt, i cili vetëm disa muaj më parë u emërua në krye të institucionit. Vendimi mësohet të jetë marrë ditën e sotme në mbledhjen e qeverisë.

Kujtojmë se Pjetri është një emër i njohur pasi ai kandidoi nën logon e Partisë Socialiste në zgjedhjet lokale të vitit 2019 ku edhe fitoi, por dha dorëheqjen përpara se të merrte zyrtarisht detyrën.

Asokohe ai u mor i pandehur pasi Partia Demokratike publikoi disa dokumenta sipas të cilave thuhej se ish-kryebashkiaku i Shkodrës ishte dënuar në Itali. Pas hetimeve dhe mbërritjes së një letër-porosie nga Italia, akuzat për falsifikim dokumentesh dhe fshehje të të dhënave u provuan. Kështu, fituesi socialist i zgjedhjeve në Shkodër dha dorëheqjen nga posti dhe nuk shkoi asnjë ditë në zyrën e kryebashkiakut.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese