Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shoferi 36-vjeçar vdiq nga aksidenti tragjik në autostradë, Albana Koçiu mbërrin te Trauma, zv.kryeministrja viziton 12 të plagosurit

Shkruar nga Newsbomb
Shoferi 36-vjeçar vdiq nga aksidenti tragjik në autostradë,
Albana Koçiu te Trauma, pamje nga aksidenti tragjik në autostradën Tiranë-Durrës

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka mbërritur pasditen e sotme në ambientet e spitalit të Traumës, ku po marrin mjekim 12 pasagjerët që mbetën të plagosur pas përmbysjes së autobusit të linjës së Beratit në aksin Durrës-Tiranë.

Burimet bëjnë me dije se Koçiu po viziton personat që mbetën të plagosur nga aksident tragjik nga i cili u konfirmua se humbi jetën vetëm shoferi i autobusit.

Ashtu siç raportoi dhe neëbsomb.al, Policia ka reaguar zyrtarisht në lidhje me aksidentin e rëndë të regjistruar drekën e sotme në autostradën Durrës-Tiranë.

Sipas policisë bëhet me dije se ka qenë vetëm një person që ka humbur jetën, pavarësisht se në fillim u raportua për dy, konkretisht ka qenë shoferi i autobusit shtetasi R. H., 36 vjeç.

Blutë kanë sqaruar se konfuzioni në raportimin fillestar u krijua sepse një fëmijë, i cili mbërriti në spitali privat pa shenja jete dhe fillimisht u raportua si viktimë, u rikthye në jetë nga ekipi mjekësor përmes procedurave të reanimimit. Më pas, fëmija është transportuar në Spitalin Ushtarak dhe ndodhet nën kujdes intensiv mjekësor.

Ndërsa sa i përket të plagosurve policia ka sqaruar se janë dëmtuar 12 shtetas dhe jo 15 si u raportua, prej tyre 7 janë në gjendje të rëndë dhe 5 të tjerë kanë pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Hetimet në lidhje me rastin janë duke vijuar ende.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese