Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës.
Sipas informacioneve të deritanishme, shoferi i mjetit, 32-vjeçari i identifikuar si Amarildo Islamaj nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve të marra edhe pse është dërguar menjëherë në spital.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë së Shtetit dhe po punojnë për zbardhjen e plote te rrethanave te aksidentit.
Gjithashtu një tjetër aksident ka ndodhur në rrugën e re të Qafë Plloçës një tjetër automjet është përplasur me barrierat anësore të rrugëve. Mësohet se i lënduar ka mbetur drejtuesi i mjetit i cili u transportua në spitalin e Pogradecit ku po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shkak për këtë aksident dyshohet të jetë përgjumja e shoferit gjatë kohës që po drejtonte mjetin.
