Ish-deputeti i majtë Flamur Çelaj, prej shkëputjes nga politika aktive tani një biznesmen i suksesshëm në Vlorë, ka ndarë një fotografi të hershme me mikun e tij të ngushtë Enrik Mehmeti, i cili u nda tragjikisht nga jeta në fundjavë.
Zemërthyer për ikjen e papritur dhe të parakohshme të Rikut, siç e thërrisnin të gjithë në Vlorë gazetarin, ai thotë se ata kishin shumë rrugë të gjatë për të bërë e shumë projekte e ëndrra për të realizuar.
"Kishim shumë rrugë të gjatë për të bërë o vëlla, pse nuk respektove rendin, ishe i fundit në radhë për ta lënë sallën përpara nesh! Kush dreqin të dha leje?!", shkruan ai.
Në fotografi, shihet veç Flamur Çelës dhe Enrik Mehmetit, edhe biznesmeni tjetër vlonjat Vasil Bedinaj. Të tre gëzonin një shoqëri dhe miqësi të mirë, por që fatkeqësisht aksidenti i mbrëmjes së të shtunës u mori përgjithmonë Enrikun.
Gazetari kishte shkuar në zonën e Zvërnecit me një motor ATV me katër rrota dhe në rrethana të panjohura ka humbur jetën. Detajet nga ngjarja janë të pakta, ndërsa të njohurit e tij kanë thënë se bashkë me Enrikun ishte dhe një 18 vjeçar.
