Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kuvendi miraton Amnistinë Penale: 380 të dënuar lirohen menjëherë dhe 900 të tjerë përfitojnë ulje të dënimit

Shkruar nga Newsbomb
Kuvendi miraton Amnistinë Penale: 380 të dënuar lirohen
Kuvendi i Shqipërisë miraton me 84 vota pro, projektligjin e Amnistisë Penale

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota pro, projektligjin e Amnistisë Penale. Prej këtij vendimi, përfitojnë një numër i konsiderueshëm i personave të dënuar, të cilët lirohen menjëherë, dhe akoma më i lartë është numri i atyre që përfitojnë ulje dënimi.

Sapo Amnistia Penale të hyjë në fuqi, 380 persona fitojnë lirim të menjëhershëm, kurse 900 të tjerë ulje dënimi.

Këto shifra janë deklaruar nga ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Sigurinë, duke theksuar se zero të dënuar për korrupsion, krim të organizuar dhe çështje në kompetencë të strukturave të posaçme antikorrupsion, përfitojnë nga kjo amnisti.

"380 persona fitojnë lirim të menjëhershëm nga ky projektligj që ne kemi sjellë. 900 persona përfitojnë ulje të dënimit. 0 persona, zero të dënuar për korrupsion, krim të organizuar dhe çështje në kompetencë të strukturave të posaçme antikorrupsion, përfitojnë nga kjo amnisti”, tha ndër të tjera Gogu.

Kuvendi miraton Amnistinë Penale: 380 të dënuar lirohen
Kuvendi i Shqipërisë miraton me 84 vota pro, projektligjin e Amnistisë Penale

Kujtojmë se, ligji synon të përfshijë të gjithë personat që janë të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për dënime deri në tre vjet burg, për burrat, dhe deri në katër vjet për gratë, përfshirë edhe ato forma alternative të dënimit si gjoba ose shërbimi në komunitet.

Për personat që ende kanë pjesë të dënimit për të vuajtur, drafti parashikon përjashtim nga vuajtja e burgut nëse u mbeten deri në tre vjet burrave dhe deri në katër vjet grave. Përveç kësaj, amnistia do të përfshijë të moshuarit, duke nisur nga 60 vjeç për burrat dhe 50 vjeç për gratë, si dhe personat që ishin të mitur kur kryen veprën penale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese