Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me mbledhjen e kësaj të hëne të Parlamentit, ku do të mbahen dy seanca brenda ditës.
Parlamenti pritet të votojë sot marrëveshjen e sjellë nga qeveria të premten, në kuadër të financimit të jashtëm ushtarak mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sipas Euronews.al
Marrëveshja nuk ishte pjesë e rëndit të ditës, por pritet që do të jetë kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ai i cili në nisje të seancës plenare të bëjë të ditur ndryshimin, me qëllim që të shqyrtohet dhe miratohet me procedurë të përshpejtuar.
Pas njoftimit në sallën e Kuvendit, marrëveshja pritet të kalojë për shqyrtim në komisionet parlamentare, ndërsa deputetët do të rikthehen në një seancë të dytë plenare, e planifikuar në orën 15:00.
![]()
