Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

"Lajm i trishtë nga Tirana sot", Ambasada e BE: Trashëgimia e Kadaresë do të jetojë gjatë

Shkruar nga Newsbomb

"Lajm i trishtë nga Tirana sot", Ambasada e BE: Trashëgimia

Ambasada e BE në Tiranë ka reaguar për ndarjen nga jeta të shkrimtarit Ismail Kadare.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, shkruan se një kolos i letrave dhe zë i dashur i Shqipërisë, është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare.

Teksa shpreh ngushëllimet familjarëve për lajmin e trishtë, Ambasada e BE thekson se trashëgimia e Kadaresë do të jetojë gjatë.

"Lajm i trishtë nga Tirana sot.

Ismail Kadare, një kolos i letrave dhe zë i dashur i Shqipërisë, është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare.

Zëri i tij i fuqishëm letrar, i përkthyer në 45 gjuhë, bëri jehonë në të gjithë Evropën dhe më gjerë, duke shfaqur kulturën e pasur dhe të larmishme shqiptare në mbarë botën. Proza e tij e mprehtë, depërtuese dhe gjithsesi mirëdashëse pasqyronte kompleksitetin e historisë dhe folklorit të Shqipërisë.

Ngushëllimet tona më të sinqerta për të dashurit e tij dhe të gjithë ata që e admiruan gjenialitetin e tij.
Trashëgimia e Kadaresë do të jetojë gjatë," shkruan Ambasada e BE.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese