Hapësire reklamuese

Aktualitet

Marjana Koçeku tha se u kërcënua nga Bajrat, vjen reagimi i parë nga Partia Socialiste pas deklaratës së Neomalsores

Shkruar nga Newsbomb
Marjana Koçeku tha se u kërcënua nga Bajrat, vjen reagimi i
Marjana Koçeku

Socialistët kanë reaguar për herë të parë pas deklaratës së bërë nga Marjana Koçeku, ish-deputetja e tyre, e cila prej ditësh ka vendosur që të dalë e pavarur. Ka qenë deputetja demokrate, Albana Vokshi e cila ngriti shqetësimin ditën e sotme për postimin e bërë nga Koçeku e cila ngriti akuza se është kërcënuar nga anëtarë të grupit Bajri.

Vokshi kërkoi solidaritet me deputeten dhe një hetim të thelluar lidhur me ngjarjen, ndërkohë që në replikë të kësaj që demokratja tha ishte kryetari i komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme si dhe deputeti socialist, Igli Hasani i cili u shpreh se kushdo që ndihet i kërcënuar duhet t’i drejtohet institucioneve përkatëse dhe Policisë së Shtetit, duke theksuar se deklaratat në rrjetet sociale nuk janë kompetencë e tyre dhe nuk zëvendësojnë denoncimin zyrtar.

 “Kushdo që ndihet e kërcënuar, kushdo që ka indicie duhet t’i drejtohet organeve, Policisë së Shtetit, nëse ka edhe një indicie. Se kush zgjedh instagramin për të bërë deklarata, kjo nuk është puna ime fare. Duhet ti drejtohen policisë së Shtetit”, tha Hasani.

Sakaq kujtojmë se më herët Neësbomb iu drejtua Policisë së Shkodrës lidhur me këtë rast e cila bëri të ditur për redaksinë tonë se deri në këto momente nuk rezulton të jetë depozituar asnjë kallëzim penal nga deputetja Marjana Koçeku apo nga familjarët e saj në lidhje me pretendimet për kërcënim.

Sipas procedurave ligjore, një rast i tillë mund të ndiqet në dy mënyra. E para është depozitimi i kallëzimit pranë Policisë së Shkodrës, e cila më pas kryen veprimet paraprake proceduriale dhe referon materialet në organin kompetent të hetimit. Në rastet kur kallëzimi lidhet me veprimtari të grupeve kriminale apo elementë të krimit të organizuar, materialet mund t'i kalojnë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Forma e dytë është paraqitja e kallëzimit direkt pranë SPAK-ut nga personi që pretendon se është kërcënuar ose nga përfaqësuesit e tij ligjorë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese