Është mbyllur seanca plenare, me miratimin me 75 vota pro kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA, në kuadër të Financimit të Jashtëm Ushtarak.
Kreu i kuvdenit Niko Peleshi, lajmëroi se marrëveshja do të shqyrtohet në komisione dhe se më tej në orën 15:00 deputetët do të mblidhen sërish për të bërë shqyrtimin e projektligjit.
Kjo marrëveshje e sjellë nga qeveria të premten, parashikon një hua në shumën 302 milionë dollarë amerikanë, e cila do të përdoret për nevojat e Forcave të Armatosura dhe forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit.
“Ju lutem lexoni marrëveshjen dhe mos votoni marrëveshjen pa e lexuar, pa e studiuar dhe natyrisht pau shqyrtuar me komisione. Do ta hedhim në votim për miratim kërkesën për procedurë të përshpejtuar të prpjektligjit të mësipërm, për këtë projektligj në bazë të nenit… ka mundësi të lutem se jam në procedurë… të nenit 37 të rregullores së Kuvendit, do të zhvillohet mbkedhe e përbashkët e Komisioneve për çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen dhe Komisioni për Ekonominë dhe Punësimin. Mbledhja e përbashkët do të kryesohet nga kryetari për çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen seanca plenare do të caktohet në datën 27.7 .2026 ora 15:00. Fillojmë me votimin e kërkesës.
Duhet të firmosni deklaratën e konfidencialitetit, votoni ju lutem.
(i drejtohet Bardhit) Aty është te salla Gerti Bogdanim jo ta japing tta lexojnë kundrejtë firmosjes së deklaratës së konfidencialitetit. E keni atje, salla e Gert Bogandit.
75 vota pro, kundër nuk ka, abstenim s’ka. Atëherë kërkesa për t’u përshpejtuar miratohet, në bazë të vendimit të Kuvendit për procedurë të përshpejtuar, seanca plenare e radhës do të jetë në orën 15:00 me shqyrtimin e projektligjit.”, u shpreh Peleshi.

